Zjarri në Tërbun s’ka të ndalur, flakët përparojnë dhe rrezikojnë banesat e stacionin e ujit! Operacion nga toka dhe ajri për shuarjen
Mbetet kritike edhe sot situata nga zjarri në zonën e Tërbunit në Pukë, që vijon prej tre ditësh, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi të ndihmuara edhe nga erërat e forta. Aktualisht mësohet se zjarri po kërcënon një banesë dhe stacionin rezervë të furnizimit me ujë të qytetit të Pukës. Forcat e angazhuara në terren po punojnë për të vënë nën kontroll flakët, por deri më tani ndërhyrja është vështirësuar ndjeshëm për shkak të terrenit të thyer dhe kushteve atmosferike. Zjarri vijon të jetë aktiv në disa zona, ndërsa era favorizon përhapjen e flakëve dhe e bën më të vështirë punën e forcave zjarrfikëse. Përballë situatës së krijuar, kërkohet ndërhyrje nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit dhe për të shmangur rrezikimin e banesave...
Burimi:
javanews.al