Zjarri në Senicë djeg disa shtëpi, flakët shkrumbojnë edhe Kishën e Shën Dhimitrit

Zjarri në Senicë djeg disa shtëpi, flakët shkrumbojnë edhe Kishën e Shën Dhimitrit

Një vatër zjarri e përmasave të mëdha ka përfshirë sot fshatin Senicë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve të fundit nga terreni, disa shtëpi janë djegur, ndërsa flakët nuk kanë kursyer as Kishën e Shën Dhimitrit, një objekt i rëndësishëm fetar dhe historik për komunitetin. Fatmirësisht, nuk raportohet për banorë të lënduar, ndërsa autoritetet lokale kanë evakuuar me kohë familjet që rrezikoheshin nga zjarri. Për të përballuar situatën, në ndihmë të forcave zjarrfikëse janë angazhuar dy helikopterë, të cilët po kryejnë ndërhyrje nga ajri për të frenuar përhapjen e mëtejshme të flakëve. gijotina.com/