Zjarri në rezidencën e kryeministrit britanik, arrestohet i dyshuari i katërt

Zjarri në rezidencën e kryeministrit britanik, arrestohet i dyshuari i katërt

Është arrestuar një tjetër person për zjarrëvenien në banesën e kryeministrit britanik, Keir Starmer. Personi i katërt që është arrestuar është një 48-vjeçar, i cili u kap në Aeroportin Stansted të Londrës. Mesnatën e 11 majit, rezidenca e Starmer u përfshi nga flakët, ku pati dëme të mëdha materiale. Kryeministri britanik nuk jeton në këtë rezidencë pasi është zhvendosur në Downing Street në korrik 2024, por ai mbetet pronari i saj. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv