Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zjarri në qendër telekomunikacioni në Kajro, raportohet për të paktën 14 të plagosur
Të paktën 14 persona janë plagosur nga një zjarr që shpërtheu pasditen e sotme në një ndërtesë të telekomunikacionit në qendër të Kajros, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së Egjiptit. Sipas televizionit shtetëror, zjarri është vendosur nën kontroll, por për pasojë janë regjistruar ndërprerje të shërbimeve të telekomunikacionit dhe të lidhjes në internet. Disa linja telefonike dolën jashtë funksioni. Autoriteti Kombëtar Rregullator i Telekomunikacionit në deklaratën e tij bëri të ditur se zjarri nisi në sallën operative dhe qendrën e kontrollit, që ndodhen në katin e shtatë të Qendrës Telefonike Ramses të kompanisë Egyptian Telecommunications Company. Si pasojë, u pezulluan përkohësisht...