Zjarri në Mat del jashtë kontrollit, evakuohen disa familje dhe rrezikohen banesa dhe stane

Zjarri në Mat del jashtë kontrollit, evakuohen disa familje dhe rrezikohen banesa dhe stane

Situata nga zjarri në Njësinë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat, vijon të mbetet kritike prej katër ditësh, ndërsa flakët janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore. Zjarri ka përfshirë qindra hektarë me pisha, dushqe dhe bimësi të tjera, duke u shtrirë në zonat e Lundrës, Trodhenës dhe Madheshit. Flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe po përparojnë me shpejtësi. Tymi i dendur dhe intensiteti i zjarrit po vështirësojnë ndërhyrjen e forcave nga toka. Gjatë mbrëmjes së kaluar, për shkak të afrimit të flakëve, disa familje në Madhesh janë evakuuar. Zjarri ka rrezikuar gjithashtu banesa dhe stane me bagëti në zonë. Këtë të mërkurë, forca të shumta janë nisur drejt Madheshit, me synim izolimin e vatrave dhe pengimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve. Në operacion...