Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarri në Mallakastër dhe Patos/ Vengu në terren: Mbrojtja e jetës dhe e mjedisit, prioritet absolut
Zjarri që ka përfshirë një zonë të gjerë me pisha dhe bimësi të dendur në kufirin midis Bashkisë së Mallakastrës dhe Bashkisë së Patosit, vijon të përbëjë një sfidë serioze për autoritetet. Ndërhyrja për izolimin dhe shuarjen e flakëve po zhvillohet me intensitet të lartë nga toka dhe ajri. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, vizitoi sot zonat e prekura në fshatrat Lofkënd dhe Drenie, ku ndodhen në terren forca të shumta të armatosura dhe struktura të emergjencave civile të qarkut Fier. “Na duhet shumë ndihma juaj në këto momente në mënyrë që të krjohet një farë sigurie. Gjithë qëllimi është që të mos na zërë përsëri një 24-orësh tjetër, gjithë kjo vatër, sepse temperaturat do rriten, do jetë më e vështirë ta mbikqyrim në ditët...