Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Zjarri në malin e Shashicës, vijnë në ndihmë dy avionë zjarrfikës
Një vatër e fuqishme zjarri ka shpërthyer mesditën e sotme në malin e Shashicës, në Vlorë, duke vënë në alarm autoritetet vendore. Terreni i thepisur e ka bërë thuajse të pamundur ndërhyrjen nga toka, duke detyruar kërkesën për ndihmë ajrore. Aktualisht, dy avionë zjarrfikës, njëri nga Kroacia e tjetri nga Italia, janë përfshirë në operacion, duke kryer hedhje të njëpasnjëshme uji mbi zonën e përfshirë nga flakët. Zjarri është përhapur me ritme të shpejta, duke rrezikuar të përfshijë zonat e banuara në afërsi të fshatit Kaninë. Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencës janë të pranishme në terren dhe po ndjekin nga...