Zjarri në Himarë, kryebashkiaku Tavo: U dogjën 6 banesa dhe ullinj shumëvjeçarë, dëmet do të dëmshpërblehen
Kryetari i bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, tha sot zjarri që përfshiu kodrat e qytetit pak ditë më parë shkaktoi dëme në banesa dhe ullinj shumëvjeçarë, ndërsa fatmirësisht nuk pati viktima apo persona të lënduar. Në një intervistë televizive Tavo tha se zjarri nisi në mbrëmjen e së premtes, rreth orës 19:40, në kodrat mbi lagjen “1 Maji”, në një zonë të mbjellë me ullinj shumëvjeçarë. “Gjithçka nisi të premten në darkë, rreth orës 19:40, kur zjarri ra në kodrat e qytetit, mbi lagjen ‘1 Maji’, një kodër që është mbjellë me ullinj shumëvjeçarë. Vatra e vogël e flakëve u zgjerua shumë”, u shpreh Tavo. Sipas tij, në vendngjarje u angazhuan menjëherë shërbimet zjarrfikëse, por terreni i vështirë pengoi ndërhyrjen e menjëhershme në vatrën fillestare. “Flakët...
Burimi:
kohajone.com