Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarri në Fier avancon drejt Gorishovës, situatë kritike pranë puseve të naftës
Zjarri masiv që ka përfshirë pyjet e Drenovës (Mallakstër), i favorizuar nga era e fortë, ka avancuar pasditen e sotme drejt kodrave të Gorishovës, duke u përhapur në një sipërfaqe gjithnjë e më të gjerë. Për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve, sipas gazetarit të RTSH-24, “situata paraqitet kritike në zonë”. Më herët, një situatë alarmante u tejkalua pranë puseve të naftës 25 dhe 38, ku flakët u afruan rrezikshëm. Fatmirësisht, ndërhyrja e shpejtë e mjeteve zjarrfikëse nga Fieri, Mallakastra, Roskoveci, Berati, Patosi dhe Albpetroli, bëri të mundur neutralizimin e tyre. Situata është ndjekur nga afër edhe nga kreu i...