Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarri në Dukat drejt normalizimit, por ‘lind’ një tjetër vatër në Delvinë
Situata nga zjarri në malin “Shën Gjergji” në Dukat të Vlorës mëngjesin e kësaj të premteje po shkon drejt normalizimit. Sipas informacioneve nga terreni bëhet me dije se vatra e zjarrit në majën e malit të Dukatit që rrezikonte parkun kombëtar të Llogorasë, është minimizuar ndjeshëm ndërsa në varësi të kushteve atmosferike kjo vatër pritet të shuhet totalisht këtë të premte. Ndërkohë në shpatin e malit të Dukatit vijon një tjetër vatër aktive zjarri, e cila sipas zjarrfikëses së Vlorës është e menaxhueshme. Sipas informacioneve, për shkak se situata po shkon drejt përmirësimit, aty është ndalur operacioni nga ajri ku...