Zjarri në Dukat del jashtë kontrollit, flakët i afrohen me shpejtësi banesave

Zjarri në Dukat del jashtë kontrollit, flakët i afrohen me shpejtësi banesave

Duket se jugut të Shqipërisë nuk po i ndahen zjarret këtë verë, pasi me dhjetra hektarë janë shkrumbuar nga flakët. U raportua se një vatër e madhe zjarri është aktivizuar këtë pasdite në fshatin Dukat i Ri, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore. Flakët, të favorizuara nga era e fortë, janë duke u përhapur me shpejtësi dhe tashmë po i afrohen rrezikshëm zonave të banuara. U bë me dije se ndërhyrja nga toka është tepër e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe intensitetit të flakëve. Banorët e zonës janë të alarmuar, pasi flakët po iu afrohen me...