Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zjarri në Drenovë vë në rrezik nënstacionin elektrik
Këtë të mërkurë është riaktivizuar sërish zjarri në masivin pyjor të Drenovës në Mallakastër, duke vënë në rrezik një sipërfaqe me pyje dhe bimësi. Zjarri në Drenovë është përhapur në një sipërfaqe të gjerë dhe flakët po afrohen pranë një nënstacioni elektrik. Shërbimet zjarrfikëse dhe mjetet janë përqëndruar pranë nënstacionit për të neutralizuar flakët që përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë.