Zjarri në Drenovë të Mallakastrës vë në rrezik nënstacionin elektrik

Zjarri në Drenovë të Mallakastrës vë në rrezik nënstacionin elektrik

Ditën e sotme është riaktivizuar sërish zjarri në masivin pyjor të Drenovës në Mallakastër, duke vënë në rrezik një sipërfaqe të gjerë me pyje dhe bimësi. Burime bëjnë me dije se zjarri në Drenovë është përhapur në një sipërfaqe të gjerë dhe flakët po afrohen pranë një nënstacioni elektrik. Shërbimet zjarrfikëse dhe mjetet janë përqëndruar pranë nënstacionit për të neutralizuar flakët që përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë.
Burimi: Javanews.al