Zjarri në Drenovë merr përmasa të mëdha, rrezikohet nënstacioni elektrik

Zjarri në Drenovë merr përmasa të mëdha, rrezikohet nënstacioni elektrik

Zjarri që ka përfshirë masivin pyjor në Drenovë është përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë, duke marrë përmasa shqetësuese. Për shkak të erës së fortë, flakët janë drejtuar drejt një nënstacioni elektrik, duke vënë në rrezik infrastrukturën energjetike të zonës. Shërbimet zjarrfikëse janë përqendruar me urgjencë pranë nënstacionit, ku po ndërhyjnë me mjetet në dispozicion për të neutralizuar përhapjen e zjarrit. Terreni i thyer dhe kushtet atmosferike e bëjnë situatën të vështirë, ndërsa autoritetet janë në gatishmëri për të parandaluar një emergjencë më të madhe.  
Burimi: Syri.net