Zjarri më i rëndë në zonë ndër dekada, vijon lufta me flakët në Delvinë! Ç’po ndodh me 2 mijë banorët e evakuuar

Zjarri më i rëndë në zonë ndër dekada, vijon lufta me flakët në Delvinë! Ç’po ndodh me 2 mijë banorët e evakuuar

deZjarri shkatërrues që përfshiu zonën e fshatrave Kalasë, Tatzat, Senicë, Vergo, Kopaçëz dhe Palavli, në Njësinë Administrative Vergo të Bashkisë Delvinë, vijon të jetë aktiv edhe sot. Flakët aktualisht janë përqendruar në kodrën përballë fshatit Palavli dhe në zonën mbi baxhon e fshatit Kopaçëz, prej nga dyshohet se janë përhapur më tej drejt malit të Borshit. Për shkak të rrezikut të lartë, rreth 2000 banorë u evakuuan gjatë ditës së djeshme nga këto gjashtë fshatra. Megjithëse disa prej tyre kanë nisur të kthehen në banesa, autoritetet nuk e rekomandojnë kthimin për shkak të tymit të dendur, smogut, temperaturave ekstreme, mungesës...