Zjarri masiv në Delvinë shkakton dëme të mëdha, Zhupa: Duhet ndërhyrje urgjente nga ajri

Zjarri masiv në Delvinë shkakton dëme të mëdha, Zhupa: Duhet ndërhyrje urgjente nga ajri

Zjarri i përmasave të mëdha që ka përfshirë disa zona të Delvinës po lë pas pasoja të rënda. Deputetja Ina Zhupa ka reaguar për situatën alarmante, duke kërkuar ndërhyrje më serioze nga ajri dhe përforcime të menjëhershme nga shërbimet zjarrfikëse. Flakët janë përhapur në disa fshatra, përfshirë Senicën, Kalasën, Tatzatin, Kopacezin dhe Vergon, ku janë djegur banesa, mijëra rrënjë ullinj si dhe Kisha e Shën Dhimitrit, një monument me rëndësi të madhe historike dhe fetare për zonën. “Zjarri masiv në Delvinë, pasoja të rënda! Kërkohet ndërhyrje më serioze nga ajri, nga forcat zjarrfikëse. Zjarri që shtrihet në Senicë, në Kalasë,...