Zjarri i madh në Markat të Konispolit, banorët largohen me urgjencë nga shtëpitë

Zjarri i madh në Markat të Konispolit, banorët largohen me urgjencë nga shtëpitë

Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar gjatë ditës së sotme në fshatin Markat, në Bashkinë Konispol, duke shkaktuar djegien e një banese dhe duke rrezikuar seriozisht të tjera objekte të banuara në zonë. Banorët janë larguar me urgjencë nga shtëpitë, ndërsa përpjekjet për shuarjen e flakëve vazhdojnë në kushte të vështira. Zjarri ka nisur ditën e djeshme në fshatin Ninat, por shërbimet zjarrfikëse të Konispolit, së bashku me banorët, arritën ta neutralizonin pas ndërhyrjes intensive gjatë gjithë natës. Megjithatë, sot vatra është riaktivizuar në zonën e Markatit, duke marrë përmasa të rrezikshme për jetën dhe pronën. Aktualisht në terren...