Zjarri dogji katin e parë, reagon Gjykata e Lartë: Pezullohen gjyqet

Zjarri dogji katin e parë, reagon Gjykata e Lartë: Pezullohen gjyqet

Gjykata e Lartë ka deklaruar se ka vendosur të shtyjë shqyrtimin e të gjitha çështjeve jo urgjente, si pasojë e zjarrit që ra në ambientet e godinës së saj të shtunën e kaluar. Në një njoftim për mediat, Gjykata thotë se situata e jashtëzakonshme ka ndikuar në kushtet e zhvillimit normal të veprimtarisë gjyqësore, duke bërë të domosdoshme marrjen e masave për vlerësimin e plotë të dëmeve dhe garantimin e integritetit të dokumentacionit gjyqësor. “Si pasojë e zjarrit të shkaktuar gjatë protestave, në datën 17 tetor 2026, ambientet e Gjykatës së Lartë kanë pësuar dëmtime materiale dhe në infrastrukturë, përfshirë edhe dosje gjyqësore. Kjo situatë e jashtëzakonshme ka ndikuar në kushtet e zhvillimit normal të veprimtarisë gjyqësore, duke bërë të domosdoshme marrjen e masave për...