Zjarri del jashtë kontrollit në Ulëz/ Evakuohen dy familje, flakët rrezikojnë edhe dy stane bagëtish
Zjarri ka dalë jashtë kontrollit në pyjet e larta të Trodhnës, në Njësinë Administrative Ulëz të Bashkisë Mat. Disa banesa janë rrezikuar, ndërsa dy familje janë evakuuar nga policia dhe Bashkia Mat. Nga flakët janë rrezikuar edhe dy stane bagëtish. Një blegtor me afro 100 gjedhë nuk ka pranuar ta transferojë tufën nga zona e rrezikut. gijotina.com/
Burimi:
gijotina.com