Zjarret shkrumbojnë Gadishullin Iberik

Zjarret shkrumbojnë Gadishullin Iberik

Qindra zjarrfikës dhe njësi të Emergjencave e Ushtrisë po luftojnë me flakët që kanë përfshirë Spanjën qendrore, në atë që konsiderohet si vala më e madhe e zjarreve në Gadishullin Iberik këtë vit. Në provincën perëndimore të Caceres, janë shkrumbuar të paktën 2,500 hektarë, duke detyruar autoritetet të evakuojnë banorët në disa zona të rrezikuara. Në qendër të Spanjës, erërat e forta kanë përkeqësuar situatën, pasi po pengojnë përpjekjet e zjarrfikësve për të ndaluar përhapjen e flakëve. Banorëve të El Arenal, rreth 100 kilometra nga Madridi, iu kërkua të qëndronin në shtëpi për shkak të tymit të dendur që rrezikon...