Zjarret, prefektja e Shkodrës: Rreziku për banesat është evituar, ndërhyrja nga ajri vazhdon
Kjo verë, e shoqëruar me temperatura të larta, është karakterizuar edhe nga situata të shumta zjarresh në qarqe të ndryshme të vendit. Flakët kanë shkaktuar dëme në banesa, pyje dhe sipërfaqe me bimësi, ndërsa strukturat e emergjencave vijojnë përpjekjet për izolimin dhe shuarjen e vatrave aktive. Një prej situatave problematike është ajo në Bardhaj të Shkodrës, ku ndërhyrja po vijon si nga toka, ashtu edhe nga ajri, për të vënë nën kontroll flakët. Prefektja e qarkut Shkodër, Holta Duda, gjatë një komunikimi për mediat, tha se në të gjithë qarkun janë evidentuar disa vatra aktive, ndërsa situata më e vështirë është paraqitur gjatë orëve të vona të pasdites së djeshme. “Në Shkodër në nivel qarku kemi disa vatra aktive, situata ka qenë problematike gjatë orëve...
Burimi:
javanews.al