Zjarret përhapen me shpejtësi në jug të Francës, një viktimë dhe 11 mijë hektarë tokë e shkrumbuar

Zjarret përhapen me shpejtësi në jug të Francës, një viktimë dhe 11 mijë hektarë tokë e shkrumbuar

Një zjarr, që u përhap me shpejtësi në jug të Francës ka djegur më shumë se 11.000 hektarë tokë në 15 komunat përreth dhe ka shkaktuar një viktimë. “Ne vajtojmë vdekjen e një gruaje të moshuar në Saint-Laurent-de-la-Cabrerisse, e cila duket se nuk ka dashur të largohet nga shtëpia e saj”, tha Remy Recio, një zyrtar rajonal. Zjarri, i cili shpërtheu të martën pasdite pranë Ribaute, ka plagosur gjithashtu dy civilë dhe shtatë zjarrfikës, shtoi Recio. Rreth 1,500 zjarrfikës luftuan kundër flakëve gjatë natës, ndërsa të mërkurën mbërritën edhe 320 forca shtesë. Operacionet ajrore rifilluan të mërkurën në mëngjes me katër avionë Canadair, një helikopter që mund të mbajë katër ton ujë dhe katër avionë DASH që ndihmuan ekuipazhet në terren. Bilanci paraprak i dëmeve...