Zjarret përfshijnë Greqinë, evakuime pranë Athinës dhe në disa ishuj

Zjarret përfshijnë Greqinë, evakuime pranë Athinës dhe në disa ishuj

  Zjarrfikësit po luftojnë me flakët pranë Athinës dhe në disa rajone të tjera të Greqisë këtë të shtunë, ndërsa vendi mesdhetar po përballet me valën e tretë të të nxehtit për këtë verë. Disa fshatra dhe zona të banuara janë evakuuar për shkak të rrezikut në rritje nga zjarret. Në fshatin Drosopigi, rreth 25 kilometra në veri të Athinës, janë dëgjuar shpërthime teksa re të mëdha tymi kanë mbuluar zonën. Në këtë fshat ndodhen edhe fabrika me materiale të ndezshme. Dy helikopterë janë angazhuar për të hedhur ujë nga ajri, ndërsa 65 zjarrfikës me 26 automjete dhe dy avionë...