Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarret nën kontroll, Çako: Falënderim për mbështetjen ndërkombëtare dhe sakrificën e forcave vendase
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, deklaroi se situata e zjarreve në vend është aktualisht nën kontroll. Nga baza ajrore e Kuçovës, ai falënderoi ekuipazhin hungarez, i cili për katër ditë mbështeti forcat shqiptare në operacionet për shuarjen e flakëve në disa zona të vendit. “Pas disa ditësh operacion, ndodhemi në bazën e Kuçovës, ku kemi pasur mundësi të falenderojmë dhe të përcjellim ekuipazhin hungarez, i cili mori pjesë prej katër ditësh në mbështetje të ekuipazheve tona për menaxhimin e zjarreve në të gjithë Shqipërinë. Aktualisht, situata e zjarreve është në kontroll. Kanë qenë dy...