Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra, 11 janë ende aktive
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacione lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas të dhënave, mësohet se deri në orën 18:00 të ditës së sotme, 19 korrik 2025, janë raportuar për të paktën 22 vatra zjarri. Nga këto, 11 prej tyre janë shuar, e 11 të tjera janë ende aktive. Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në: -Në bashkinë Korçë. -Në “Bypass-in e Vlorës”, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë. -Në Vish, në bashkinë Himarë. -Në Qeparo, bashkia Himarë. -Në fshatin Borsh, njësia administrative Lukovë,...