Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Zjarret në vend/ Kreu i Emergjencave Civile: Njerëzit, shkaku kryesor
Kryetari i Emergjencave Civile, Haki Çako, foli për mediat nga zona e Dukatit, aty ku po vijon puna për shuarjen e flakëve. Edhe pse deklaroi se situata është nën kontroll nga strukturat në terren apo ndërhyrjet nga ajri, theksoi se bëhet fjalë për një zjarr masiv që përbën rrezik edhe për Parkun Kombëtar të Llogarasë. Sipas Çakos, me ose pa dashje, faktori njeri mbetet kryesori në ndezjen e zjarreve në vend. “Në pjesën më të madhe të rasteve kemi të bëjmë me pakujdesi, ndryshimi i erërave, por nuk përjashtohen edhe rastet e zjarrvënieve me dashje, që do hetohen nga organet...