Zjarret në vend/ Emergjencat Civile: Deri në orën 16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, 8 prej tyre janë ende aktive

Zjarret në vend/ Emergjencat Civile: Deri në orën 16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, 8 prej tyre janë ende aktive

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8. Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në: 1.Në fshatin Poshnje, njësia administrative Poshnje, bashkia Dimal, vatër e cila është vendosur plotësisht nën kontroll në segmentin, ku ishin në rrezik banesat dhe reparti ushtarak. Aktualisht, po kryhet komtrolli i zonës për të shmangur riaktivizimin e flakëve. Situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe do...
Burimi: Javanews.al