Zjarret në vend/ 27 vatra në orët e fundit, 10 prej tyre ende aktive. Situata më problematike në qarkun e Lezhës

Zjarret në vend/ 27 vatra në orët e fundit, 10 prej tyre ende aktive. Situata më problematike në qarkun e Lezhës

Në vendin tonë janë raportuar 27 vatra zjarri, prej të cilave 17 janë shuar plotësisht, 2 janë nën mbikëqyrje dhe 8 mbeten aktive. Në operacione janë angazhuar 265 forca operacionale dhe 38 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 170 forca ushtarake dhe 3 automjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura, ndërsa helikopterët e Forcës Ajrore kanë ndërhyrë në 4 operacione. Vëmendja kryesore është përqendruar në qarqet Dibër, Lezhë, Tiranë dhe Shkodër. Në Dibër, operacionet vijojnë në Vajkal, Lundre-Madhesh dhe Mallunxë-Lis, me angazhim të konsiderueshëm të forcave tokësore dhe mbështetje ajrore në zonat e Matit; në këto vatra nuk raportohen rreziqe për zonat e banuara. Në Dajt, pavarësisht riaktivizimit të një vatre, janë angazhuar 60 forca dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara. Situata më problematike paraqitet...