Zjarret në Shqipëri, PD akuzon qeverinë: Rama e ka bërë ushtrinë e një vendi të NATO-s, organizatë që shkon të fikë flakët me shkurre dhe pagure

Zjarret në Shqipëri, PD akuzon qeverinë: Rama e ka bërë ushtrinë e një vendi të NATO-s, organizatë që shkon të fikë flakët me shkurre dhe pagure

1/3 e bashkive të vendit po luftojnë me flakët në këto ditë të nxehta. Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka pasur 29 vatra zjarri në 19 bashki. 17 vatra zjarri janë ende aktive, ndërsa 9 janë në monitorim. Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit të së shtunës, Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë dronët Bayraktar të Forcave Ajrore për të vlerësuar nivelin e rrezikut. Partia Demokratike përmes një reagimi zyrtar ka bërë qeverinë përgjegjëse për situatën. “Zjarret, përmbytjet, fatkeqësitë natyrore përsëriten në Shqipëri, si në të gjithë botën, dhe kjo nuk është në dorë...