Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarret në Shqipëri i fik shiu! Neutralizohen flakët në Korçë dhe Vlorë
Reshjet e shiut që nisën gjatë natës kanë ndihmuar në përmirësimin e ndjeshëm të situatës me zjarret në Shqipëri. Autoritetet raportojnë se vatrat kryesore në qarqet e Korçës dhe Vlorës janë neutralizuar plotësisht, përfshirë edhe zjarrin në Parkun Kombëtar të Prespës në bashkinë Pustec. Edhe pse flakët janë vënë nën kontroll, strukturat përkatëse vijojnë monitorimin e zonave të prekura për të shmangur çdo riaktivizim të mundshëm, sidomos për shkak të terreneve të vështira. Për më shumë se një javë, vendi është përballur me zjarre të shumta, kryesisht në zonat malore të jugut. Situata ka qenë veçanërisht kritike në fshatin Kalasë...