Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zjarret në Greqi/ Vijojnë prej tri ditësh flakët në ishullin Kios, thirrje në disa fshatra për largimin e banorëve
Për të tretën ditë rresht zjarrfikësit po vazhdojnë të luftojnë me zjarret që po djegin me intensitet shumë zona pyjore por edhe shtëpi banimi në ishullin grek të Kios në Egjeun Verior. Në disa zona flakët kanë arritur deri në 30 metra ndërsa era e fuqishme prej 7 ballësh pengon përpjekjet e brigadave të zjarrfikësve që operojnë nga toka dhe ajri. Ndërsa dje në mbrëmje autoritetet vendore kanë shpallur gjithë ishullin në gjendje të jashtëzakonshme deri në 22 korrik, nga mesnata deri në orën 7.30 të mëngjesit të së martës, janë dërguar tre mesazhe urgjente banorëve nëpërmjet numrit të emergjencës...