Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Zjarret në Gjirokastër, rrezikohet zona e mbrojtur e Piksit (VIDEO)
Situata e krijuar si pasojë e vatrave të zjarrit të rëna ne Delvine konsiderohet problematike edhe për Bashkinë Gjirokastër, pasi flakët rrezikojnë të hyjnë në këtë territor. Si pasojë e drejtimit të erës, flakët po përhapen me shpejtësi në drejtim të zonës së mbrojtur të Piksit. Efektivët e Mzsh Gjirokastër po monitorojnë situatën, por ndërhyrja nga toka është e pamundur për shkak të terrenit ndërsa mundësia e vetme është vetëm ndërhyrja nga ajri për të kontrolluar dhe neutralizuar flakët.