Zjarret në Delvinë jashtë kontrollit, kërkohet evakuim i menjëhershëm i tre fshatrave

Zjarret në Delvinë jashtë kontrollit, kërkohet evakuim i menjëhershëm i tre fshatrave

Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të tre fshatrave, për shkak të zjarreve, të cilat kanë dalë jashtë kontrollit dhe rrezikojnë seriozisht banesat dhe qytetarët. Përmes një njoftimi zyrtar,  Ministria e Mbrojtjes, përmes strukturave të Mbrojtjes Civile, ka  urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, në Bashkinë Delvinë, për shkak të rrezikut nga zjarret. ‘U bëhet thirrje të gjithë banorëve të respektojnë udhëzimet e emergjencave civile dhe të bashkëpunojnë me forcat e Policisë dhe autoritetet vendore, të cilat janë angazhuar për mbrojtjen e jetës dhe pronës së tyre’, thuhet në njoftim. Pavarësisht se në operacionin...