Zjarret në Delvinë, deputetja e PD kërkon dëmshpërblim për banorët në Vergo (VIDEO)

Zjarret në Delvinë, deputetja e PD kërkon dëmshpërblim për banorët në Vergo (VIDEO)

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, zhvilloi një takim me banorët e njësisë administrative Vergo në Delvinë, një prej zonave të goditura rëndë nga flakët ditët e fundit. Zhupa kërkoi dëmshpërblim të plotë dhe të menjëhershëm për banorët, duke theksuar se shumë familje kanë humbur gjithçka dhe ndihen të braktisur. “Banorët janë të gjithë të prekur dhe janë pa shpresë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, u shpreh deputetja.Ajo i bëri thirrje qeverisë dhe bashkisë që të ngrejnë urgjentisht një grup të përbashkët pune, për të evidentuar dëmet shtëpi më shtëpi dhe për të garantuar mbështetje reale dhe...