Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zjarret kanë përfshirë vendin, 45 automjete zjarrfikëse dhe 485 forca operacionale në terren! Cilat janë zonat me rrezik më të lartë
Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 29 vatra zjarri, nga të cilat 13 vatra janë ende aktive dhe 6 vatra janë në monitorim. Vatrat janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Mat, Bulqizë, Vlorë, Delvinë, Selenicë, Elbasan, Peqin, Dimal, Poliçan, Skrapar, Gjirokastër, Korçë, Devoll, Maliq, Pogradec, Tiranë, Fier e Kukës. Aktualisht mbeten aktive këto vatra zjarri, ku është përqendruar edhe puna e forcave operacionale: – Qarku Vlorë. Në vendin e quajtur “Maja e Paliskës”, mbi fshatin Dukat. Në perimetrin e djegur ka prezencë të vogël tymi, pasi digjen trungje brenda tij dhe kjo vatër mbahet në monitorim. Sot po vazhdon puna...