Zjarret jashtë kontrollit/ Preket Mirdita, flakët përfshijnë pyllin me pisha, terreni vështirëson ndërhyrjen e forcave

Zjarret jashtë kontrollit/ Preket Mirdita, flakët përfshijnë pyllin me pisha, terreni vështirëson ndërhyrjen e forcave

Menjëherë pas njoftimit, forcat zjarrfikëse janë nisur drejt zonës, por për shkak të erës së fortë dhe terrenit të thepisur, flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe pylli me pisha. Një vatër zjarri ka rënë pasditen e së enjtes në fshatin Vjollcë (Malaj) të Mirditës. Raportohet se pavarësisht përpjekjeve të pandërprera, zjarrfikësit nuk kanë mundur të izolojnë zjarrin, i cili ka avancuar në një zonë të vështirë malore. Forcat janë ende në vendngjarje dhe ndërhyrja po vijon me mjete të kufizuara, për shkak të aksesit të vështirë në zonë dhe do të duhet një ndërhyrje më e specializuar nga ajri.