Zjarret apokaliptike në Francë/ Një viktimë dhe 13 të plagosur, banorët dhe turistët largohen nga zona

Zjarret apokaliptike në Francë/ Një viktimë dhe 13 të plagosur, banorët dhe turistët largohen nga zona

Një person ka vdekur ndërsa zjarri më i madh në Francë këtë verë përfshiu një rajon jugor, duke detyruar turistët dhe banorët të largohen. Zyrtarët i quajtën skenat “ferr” pasi flakët shpërthyen në Ribaute në rajonin e Aude, afër kufirit me Spanjën, sipas Sky News. Viktima vdiq në shtëpinë e tij në fshatin Saint-Laurent-de-la-Cabrerisse, rreth 20 milje në veri të qytetit të Perpignan, thanë zyrtarët. Trembëdhjetë persona janë plagosur, përfshirë 11 zjarrfikës, që kur zjarri filloi të martën, shtuan autoritetet. Një person që fillimisht mendohej se ishte i zhdukur është gjetur dhe është shëndoshë e mirë. Ministria e Brendshme franceze tha se zjarri mbetet “shumë aktiv” dhe ka djegur tashmë 13,000 hektarë një zonë më të madhe se Parisi. Të paktën 25 shtëpi janë djegur,...