Burimi:
Fieriweb.com

Foto © Fieriweb.com
Zjarret- 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm 1 aktive. IGJEUM paralajmëron për rrezik të lartë në Fier, Durrës, Tiranë dhe Lezhë
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 58 vatra zjarri, nga të cilat vetëm një mbetet aktive. Në një përditësim lidhur me situatën, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën me dije se vijon të jetë aktiv zjarri në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe bimësi të përzier, në fshatin Markatomaj në Lezhë. Në vendngjarje kanë shkuar 4 automjete zjarrfikëse me personelin përkatës dhe banorë të zonës të cilët kanë punuar dhe izoluar vatrën e zjarrit mëngjesin e sotëm. Vijon puna për shuarjen për shuarjen e trungjeve brenda sipërfaqes së përshkuar nga zjarri, të cilët të ndihmuar nga era vetëndizen herë...