Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Zjarr pranë uzinës së Poliçanit, situatë e rrezikshme te magazinat me lëndë plasëse
Një zjarr masiv ka përfshirë pyllin pranë uzinës së Poliçanit, duke avancuar me shpejtësi në drejtim të zonës C, ku ndodhen magazinat me lëndë plasëse. Situata paraqitet mjaft e rrezikshme. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, ushtria si dhe një helikopter i ardhur në ndihmë nga Baza e Kuçovës. Po ashtu, në terren ndodhet edhe kryetari i Bashkisë, Adriatik Zotka, i cili ka bërë thirrje për ndërhyrje urgjente, duke theksuar se një shpërthim i mundshëm do të përbënte rrezik të madh për lagjen Kalluç, e cila ndodhet vetëm 200 metra larg.