Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik në Gjirokastër, dyshohet për masë në një kabllo të tensionit të lartë
Një masë në një kabllo tensioni të lartë dyshohet se është shkaku i zjarrit që ra rreth mesnatës pranë nënstacionit të vjetër elektrik në Gjirokastër. Flakët përfshinë menjëherë bimësinë e thatë në zonën përreth, duke krijuar rrezik për përhapje të mëtejshme dhe dëmtime në infrastrukturën energjetike. Menjëherë pas marrjes së informacionit, ekipi i shërbimit zjarrfikës u nis drejt vendngjarjes dhe ndërhyri për izolimin e flakëve. Ndërhyrja në kohë bëri të mundur neutralizimin e rrezikut, pa pasoja për nënstacionin dhe pa cënuar furnizimin me energji elektrike në zonë. Zjarri u lokalizua brenda një sipërfaqeje të kufizuar me barishte dhe u vu...