Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Daullas të Fierit, flakët i afrohen varrezave të fshatit
Është përfshirë nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në fshatin Daullas në Fier. Aty pranë ka pasur një numër të madh gomash, çfarë ka alarmuar banorët, pasi pranë zjarrit ndodhen varrezat e fshatit. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe policia. Ndërkohë për shkak të djegies së gomave e gjithë zona është mbuluar nga tymi i zi.