Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarr në qendër të Tiranës, era përhap flakët me shpejtësi
Një banesë pranë zonës së Pazarit të Ri në Tiranë është përfshirë nga flakët këtë të enjte. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e shpërthimit të zjarrit, ndërsa përhapja e tij është favorizuar nga temperaturat e larta dhe era e fortë që ka përfshirë kryeqytetin gjatë ditës. Autoritetet janë njoftuar dhe pritet ndërhyrja e shpejtë për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe dëme të tjera materiale.