Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Zjarr në periferi të Finiqit, flakët rrezikojnë parkun arkeologjik
Një vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në periferi të fshatit Finiq, në jug të vendit. Flakët po përparojnë me shpejtësi në drejtim të parkut arkeologjik të Finiqit, një zonë që edhe verën e kaluar u përfshi nga zjarret. Parku arkeologjik i Finiqit është një prej aseteve më të rëndësishme kulturore dhe historike të jugut, dhe çdo përhapje e zjarrit në këtë zonë ngre shqetësime për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.