Zjarr në një pus nafte në Kuçovë, flakët përfshijnë zonën përreth

Zjarr në një pus nafte në Kuçovë, flakët përfshijnë zonën përreth

Foto nga zjarri KUCOVE- Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një pus nafte në fshatin Kozare, në qytetin e Kuçovës. Flakët janë përhapur me shpejtësi në zonën përreth, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse nga Berati, të cilat kanë ndërhyrë në kohë dhe kanë arritur të lokalizojnë dhe të shuajnë zjarrin, duke parandaluar përhapjen më të gjerë të tij. Sipas burimeve zyrtare, shkaku paraprak i zjarrit dyshohet të jetë temperatura e lartë, që ka ndikuar në ndezjen e zonës përreth pusit të naftës./ZËRI
Burimi: Zeri.ai