Zjarr në një përrua të Gjirokastrës, flakët rrezikojnë dhe shtëpitë e Dunavatit

Zjarr në një përrua të Gjirokastrës, flakët rrezikojnë dhe shtëpitë e Dunavatit

Një zjarr i rënë gjatë natës në përroin e lagjes Dunavat në Gjirokastër që përfshiu barishte të thata dhe mbeturina, rrezikoi përhapjen drejt banesave përreth. Menjëherë në vendngjarje u nis një automjet zjarrfikës me efektivë të shërbimit, ndërsa për shkak të përmasave që po merrte zjarri, u kërkua ndihmë shtesë. Falë reagimit të shpejtë dhe ndërhyrjes së koordinuar të strukturave zjarrfikëse, flakët u izoluan dhe u shuan plotësisht, duke shmangur çdo dëmtim të banesave apo pasurisë materiale. gijotina.com/