Zjarr në një garazh në Vlorë, përfshihen nga flakët disa automjete

Zjarr në një garazh në Vlorë, përfshihen nga flakët disa automjete

Një zjarr ka rënë pasditen e së mërkurës në garazhin e një pallati të ndodhur në zonën qendrore të Vlorës, pranë ish-fabrikës së Orizit. Sipas raportimeve nga vendngjarja, flakët kanë përfshirë disa automjete të parkuara brenda garazhit. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me urgjencë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e tij në pjesë të tjera të ndërtesës. Aktualisht nuk ka informacion për të lënduar apo për shkaqet që kanë çuar në rënien e zjarrit, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Burimi: Sot.com.al