Zjarr në një fabrikë në Kinë, tetë të vdekur

Zjarr në një fabrikë në Kinë, tetë të vdekur

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një zjarri që përfshiu një fabrikë tekstili në qytetin Foshan, në provincën Guangdong, në jug të Kinës. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua, zjarri shpërtheu të dielën rreth orës 15:00 sipas kohës lokale, ose 07:00 GMT. Autoritetet kineze kanë nisur operacionet e shpëtimit, ndërsa deri tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi shkaqet e zjarrit apo rrethanat e viktimave.