Zjarr në Mallakastër, digjen parcelat me ullishte

Zjarr në Mallakastër, digjen parcelat me ullishte

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Drenovë të Mallakastrës. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe ullishte. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij. Sipas burimeve nga terreni, ndërhyrja po vështirësohet për shkak të erës së fortë dhe terrenit të thyer.
Burimi: Argjiroja.net