Zjarr në malin e Mavrovës, dyshohet i qëllimshëm

Zjarr në malin e Mavrovës, dyshohet i qëllimshëm

Mali i Moravës është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e kësaj të diele. Flakët fillimisht kanë nisur në një sipërfaqe me shkurre, por kanë depërtuar edhe brenda pyllit. Sipas informacioneve, zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm, ndërsa policia ka shoqëruar një person në komisariat. Personi i shoqëruar dyshohet se e ka rast të përsëritur zjarrvënien, ndërsa dyshohet se mund të jetë me probleme të shëndetit mendor.
Burimi: Opinion.al