Zjarr në Llaman të Himarës, flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë

zjarri ne himare HIMARË- Një zjarr masiv ka përfshirë kodrat mbi zonën e Llamanit, në Himarë, mëngjesin e sotëm. Raportohet e flakët janë shfaqur rreth orës 09:00 dhe janë përhapur me shpejtësi dhe vijojnë të jenë aktive në terren pasi favorizohen nga era e fortë. Zjarri vijon të jetë aktiv, duke djegur sipërfaqe me shkurre dhe pemë në këtë zonë. Ndërkohë, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. /ZËRI